Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona në Prishtinë pasi ata e sulmuan një grua.

Sipas policisë, një grua u rrah nga bashkëshorti i saj dhe kunetërit.

Me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 04.01.2022 – 14:00. Viktima femër kosovare ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe dy vëllezërit e tij të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Tre të dyshuarit janë arrestuar. Me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.