Pep Guardiola është gati të mirëpresë “hitin” e ri të merkatos së Manchester City, Erling Haaland: “Ai është një lojtar i ri dhe i talentuar. Jam shumë i lumtur që ka vendosur të vijë dhe të bashkohet me ne”.

Trajneri spanjoll po vë bast gjithçka që sulmuesi norvegjez të vazhdojë dominimin përtej kufijve kombëtarë dhe t’i japë një stimul të ri objektivit të madh të “qytetarëve”, fitimit të Champions League. Për të përmbushur ëndrrën kontinentale, Guardiola siguron:

“Unë vetë, stafi dhe skuadra do ta ndihmojnë Haalandn që të përshtatet sa më shpejt të jetë e mundur, për sa i përket jetës në Manchester, në shtëpi dhe gjithçka. Jam i sigurt se ai do të përshtatet shpejt me rrugën që duam të përshkuajmë.

Nuk e kam menduar kurrë që e gjithë faza e mbrojtjes të varej nga qendërmbrojtësit dhe as golat për t’u shënuar të varen nga një sulmues, – vijon Guardiola në lidhje me ekuilibrin taktik të një Manchester City gjithnjë e më të përkushtuar ndaj sulmit.

– Haaland ka shënuar shumë gola në karrierën e tij, por ne do ta ndihmojmë në ndeshje që të ketë më shumë shanse. Ne nuk do t’i japim atij, për asnjë sekondë, përgjegjësinë për të shënuar krejt golat tanë”.

Për ish-trajnerin e Barcelonës, sukseset e Manchester City rimojnë me skuadrën: “Ne duhet t’i fitojmë ndeshjet dhe për ta bërë këtë kemi nevojë që të gjithë t’i bëjnë gjërat në mënyrën më të mirë”.