E ka bërë sërish. Dhe virtyti më i mirë i tij është se askush nuk habitet. Haaland është bërë lojtari i tretë në historinë e Ligës së Kampionëve, duke u barazuar me Messin (gjithashtu të trajnuar nga Pep Guadiola) dhe Luiz Adriano, që shënojnë nga pesë gola në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve, faza me eliminim direkt.
Ashpërsia me të cilën Haaland e ndëshkon portën rivale është çnjerëzore, duke e thjeshtuar shumë detyrën e pjesës tjetër të skuadrës. Dhe kjo reflektohet në shifra. Norvegjezi përjetoi mbrëmë një natë magjike. Prezantimi i tij erdhi me një “hat-trick” në 45 minutat e para nën himnin e Champions League.
Djaloshi norvegjez që i la mbresa Evropës në fillimet e tij, sot mbjell panik në bazë të golave në Kontinentin e Vjetër. Golashënuesi më i mirë i kompeticionit, i vetëm me 10 gola, i nevojiten vetëm 6 ndeshje për ta arritur atë.
Trajneri i tij, Pep Guardiola, donte të hiqte presionin nga ai në fillim të sezonit, duke deklaruar: “Nëse i besojmë Haaland-it, nuk do ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Ajo që duhet të bëjmë është të luajmë mirë, duke krijuar shanse për ta ndihmuar atë të shënojë gola”. Të kesh norvegjezin në radhët e tua nuk të bën fitues me “dekret”, por të afron shumë më tepër të qenit i tillë.
Messi dhe Cristiano nuk janë më të paarritshëm
Ka mjaftuar një sezon, që Haaland ta gdhendë emrin e tij në mendjen e tifozëve ‘qytetarë’. Paraqitjeve të tij të vazhdueshme në Premier League, ku tashmë ka 28 gola dhe i kanë mbetur edhe 4 gola për të kaluar rekordin e Salah në 38 ndeshje, ai ka shtuar një tjetër rekord në Champions League.
Norvegjezi u bë lojtari më i ri që arrin 30 gola në kompeticion e më të mirëve në Europë në moshën 22 vjeç e 236 ditë. Një rekord që në fund ka përfunduar i vogël. Ky është dimensioni i Haaland-it si futbollist.
Ish-rekordmeni ishte Leo Messi. Argjentinasi e arriti këtë shifër kur mbushi 23 vjeç e 131 ditë. Diferenca mes dy futbollistëve qëndron në ndeshjet e zhvilluara. Ndërsa Messi kishte nevojë për 48 ndeshje që të shënonte 30 gola, Haaland e ka arritur këtë rekord për 25 ndeshje. Pothuajse gjysma e asaj të futbollistit argjentinas, pasi ka luajtur te Salzburg, Borussia Dortmund dhe Manchester City.
Mesatarja e golave të tij, shkatërruese
Haaland e ka kthyer golin në zakon. Futbollisti norvegjez ka shënuar 39 gola në 37 ndeshje, me mesatare më të lartë se një gol për ndeshje. Shifra nga një epokë tjetër, në të cilën dy “përbindësha” dominonin futbollin. Që nga debutimi i tij, në sezonin 2019-2020, norvegjezi tashmë e ka vendosur veten në ‘top-20’ golashënuesit më të mirë në kompeticionin elitar evropian, duke ia kaluar Roben-it me 33 gola.
Përveç kësaj, ‘9’ i Manchester City ka shënuar më shumë ‘hat-trick’ në Champions sesa lojtarë historikë si Ronaldo Nazario apo Ibrahimovic. Nga 30 golat e shënuar, Haaland ka 9 dopieta dhe 2 ‘hat-trick’. Gjegjësisht, ai ka shënuar vetëm një gol në gjashtë ndeshje dhe nuk ka shënuar fare në Evropë në 8 ndeshje.
Ekziston vetëm një klasifikim në të cilën Haaland nuk është lider absolut. Futbollisti norvegjez ishte… lojtari i 11-të më i shtrenjtë i sezonit. Manchester City pagoi 60 milionë euro për një futbollist të aftë për të thyer të gjitha rekordet. Sezoni hyn në fazën e tij vendimtare dhe tashmë janë të paktë ata që nuk e klasifikojnë nënshkrimin e tij si sukses. Fjalët e urta nuk kanë më kuptim në Manchester, sepse ndonjëherë e lira nuk është e shtrenjtë…
Heroi i golit
Nuk ka hero që nuk ka aftësinë e tij. Nëse Spiderman ngjitet në mure dhe Superman fluturon, Haaland ka vendosur që detyra e tij është të dërgojë topin në rrjetë: “Të shënoj gola është superfuqia ime. Nuk mendoj as për shumë gola, thjesht e bëj”.