Erling Braut Haaland është fotografuar në Marbella, ku ndodhet me pushime, me Isabel Haugseng Johansen dhe mendohet se ata kanë nisur tashmë një lidhje romantike.

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland është në lidhje me 18-vjeçaren Isabel Haugseng Johansen, e cila luante për të njëjtin klub futbolli si superylli norvegjez në qytetin e tij të lindjes, Bryne, sipas The Sun.

Sipas burimeve të cituara nga Scarlet Howes në tabloidin britanik, Haaland është i dashuruar me futbollisten e re. Erling dhe Isabel Haugseng Johansen, të cilët janë fotografuar së bashku në Marbella, janë lidhur prej disa muajsh, sipas miqve të tyre.

“Duket se është një lidhje seriozë. Isabel ka udhëtuar në Gjermani dhe Angli për të parë Erling dhe tani ajo ka qenë me të në Marbella,” tha një mik i ngushtë i Haaland për The Sun.

Disa muaj më parë, Erling Haaland tha se topat që duhej t’i merrte në shtëpi pasi shënonte tregolësha radhazi ishin “të dashurat e tij” dhe tha me shaka se “Unë fle me topat për çdo hat-trick që kam shënuar dhe jam i kënaqur me ta”.