Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, ka folur për “Sky Sports” përpara debutimit të tij në Premier League kundër West Ham të dielën. Në këtë intervistë, ai ka zbuluar pse zgjodhi futbollin anglez në vend të opsioneve të tjera kur erdhi puna për t’u larguar nga Borussia Dortmund.

Në fund kishte të bënte me atë se si ndiheshe”, u shpresh sulmuesi norvegjez. “Kur doni një punë të re, ju gjithnjë mendoni se si do të ndiheshit në këtë punë të re”, tha Haaland.

Në Angli, stadiumet, atmosfera dhe rivaliteti janë diçka që më pëlqen shumë. Ndjenja e lojës. Ritmi do të jetë i vështirë dhe kjo është gjithashtu gjëja simpatike e Premier League. Është një garë e bukur dhe e vështirë. Kjo është arsyeja pse është liga më popullore në botë”, tha sulmuesi i City.

Erling Haaland thotë se Manchester City është mjedisi i përsosur për të vazhduar zhvillimin e tij si sulmues: “Ardhja këtu kishte të bënte me ndjenjën time, për mënyrën më të mirë të mundshme për të zhvilluar më shumë sepse jam ende i ri. Jam vetëm 22 vjeç”.

Ekipi këtu do të jetë me të vërtetë i mirë për ta bërë këtë. Unë duhet të përmirësohem në gjithçka, në çdo gjë. Nëse mendoni se jeni i mirë në një gjë, gjithmonë mund të përmirësoheni”, tha Haaland.