Erling Haaland mund të konsiderohet një lojtar i ri i Manchester City-t. Sulmuesi do të transferohet nga Borussia Dortmund te anglezët nga 1 korriku i ardhshëm.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur, me norvegjezin që do të jetë numri 9 i skuadrës së Pep Guardiola-s sezonin e ardhshëm.

Reagimet kanë qenë të shumta për një nga transferimet më të rëndësishme të viteve të fundit, duke përfshirë edhe ato nga shokët e ardhshëm të skuadrës.

Mes këtyre ka qenë edhe Aymeric Laporte, i cili është shprehur shumë ië gëzuar për përforcimin e lajmëruar nga Manchester City.

Mbrojtësi ka vendosur ta presë shokun e ardhshëm të skuadrës me një postim simpatik në Twitter: “Jam i gëzuar që nuk do të më duhet të vrapoj pas këtij djaloshit për disa vite. Mirë se erdhe Erling!”.

Do të shohim si do të përshtatet sulmuesi norvegjez me skuadrën e re dhe nëse do të arrijë ta ndihmojë City-n të fitojë Champions League.

Happy not to be running after this guy for the next couple of years 😂😂😂

Welcome Erling ✌🏻🔥 https://t.co/aTdTWTPlmV

— Aymeric Laporte (@Laporte) May 10, 2022