Janë 39 gola në 26 paraqitje në sezon, shifrat e Haaland në 2022-2023 me Manchester City-n janë mbresëlënëse. Paraqitja e tij e fundit si jashtëtokësor ishte në Champions League, duke realizuar pesë gola në më pak se një orë kundër Leipzig dhe duke udhëhequr Citizens drejt fitores finale 7-0.
Te Borussia Dortmund norvegjezi lulëzoi, por pikërisht me Guardiola-n arriti majat e paimagjinueshme: brenda zonës së rreptësisë është fatal, shënon në çdo mënyrë dhe me një vazhdimësi të frikshme. Cili është sekreti i tij?
Gjumi patjetër, siç shpjegojnë mediat angleze. Haaland është një nga ata lojtarë, si Cristiano Ronaldo apo Ibrahimovic, të fiksuar pas kujdesit për trupin e tyre. Pushimi dhe një dietë e shëndetshme janë shtyllat themelore të jetës së tij, nga të cilat ai nuk mund të heqë dorë.
Edhe në foton e fundit të postuar në Instagram, ish-lojtari i Dortmund-it shihet duke fjetur në divan së bashku me topin e Champions League dhe një palë syze me thjerrëza me ngjyra (blu ose të verdhë), të cilat i mban gjithmonë para se të bie në gjumë dhe të cilat i lejojnë atë për të bllokuar dritën natyrale dhe atë të ekraneve dixhitale. “Gjumi i pasdites”, ka shkruar ai.
Ai shkon për të fjetur gjithmonë ndërmjet orës 22:00 dhe 22:30 dhe fikë të gjitha pajisjet elektronike, përfshirë celularin e tij, i cili është vendosur në modalitetin “Mos shqetëso”.
Gjithashtu, përdor një unazë Oura, një unazë që mat cilësinë e gjumit, temperaturën, stresin dhe rrahjet e zemrës kur mbahen. Të gjitha mjetet që e ndihmojnë të jetë fenomeni që është.