Arsenal fitoi 3-0 në fushën e Fulham dhe shkon sërish në +5 pikë ndaj Manchester City në renditjen e Premier League. Trajneri Mikel Arteta u shpreh sot për mediat se është i kënaqur nga rezultati.

Janë 3 pikë të arta për renditje dhe jam i kënaqur. Realizuam 3 gola jashtë fushe dhe kjo është e rëndësishme. Gjithsesi, ajo që më kënaq më shumë është se nuk pësuam gol dhe kjo ishte gjëja që e kërkova me ngulm para ndeshjes. Ndaj, përgëzoj skuadrën për paraqitjen në fushë”, tha Arteta.

Trajneri spanjoll pranon se golat e njëpasnjëshëm në 5 minuta vendosën shumë për fatin e ndeshjes. “Pas golit të anulluar nuk u tërhoqëm, por vijuam të sulmojmë dhe shënuam sërish. Pas barazimit në Europa League ishte e rëndësishme të mos pësonim gol, ndaj kjo fitore e pastër më kënaq”, tha Arteta.