Pas një viti me probleme nga pandemia Civid19, Ulqini këtë vit i ka bërë përgaditjet për pritjen e turistëve nga Kosova.

Drejtori i Turizmit në Komunën e Ulqinit, Gzim Hajdinaga, tha për RTK se këtë vit Ulqini i ka bërë të gjitha përgaditjet për këtë sezon.

“Këtë vit jemi antibarrier, presim edhe të hiqet sigurimi për makina, pra njohja e policave të sigurimit kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi, pra me këtë do të hiqet barra financiare dhe do të fitojmë në kohë. Po ashtu edhe dobtë ketë lehtësime për kalime kufitare”, tha ai.

Hajdinaga ka ftuar gjithë kosovarët të vizitojnë Ulqinin.