Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka vazhduar ta jap dëshminë e tij përpara Gjykatës Speciale në Hagë

Haradinaj tha se ai asnjëherë s’ka publikuar asnjë faqe të asnjë dokumenti, teksa u pyet nga prokurori se pse nuk ka tentuar që t’i redaktojë emrat e dëshmitarëve në dosjet që arritën në OVL-në e UÇK-së.

Ai tha se s’ka çfarë të redaktoj, pasi sipas tij, ai s’ka publikuar asgjë dhe s’ka dashur ta bëjë një gjë të tillë.

Ndërsa, në momentin kur prokurori e pyeti Haradinajn se “a doni të thoni që ju nuk keni dashur t’i redaktoni emrat”, ai iu drejtua atij që të mos e luaj rolin e budallait.

“Mos e luaj rolin e budallës, kinse nuk po e dinë se çfarë po flas. Ose kërkoj që të ndërrohen përkthyesit sepse nuk jeni duke e ditur se çfarë po flas”.

“Thashë, nuk kam pasur nevojë të merrem me redaktimin sepse nuk ka qenë qëllimi jem që t’i publikoj. Qëllimi jem ka qenë të dëshmojë se çfarë na ka ardhë. Ti mendo çka të duash, mendimi jem është ky”, është shprehur Haradinaj, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Haradinaj kërkoi dënim maksimal nëse në këto dosje, ka diçka që nuk është folur 3 deri në 4 vjet më përpara në opinion publik në Kosovë.

“Nëse ju thoni se ka dalë diçka që nuk është folur 3 deri në 4 vjet më përpara, më përjashtim të paketës tre, e cila është fol dy muaj më përpara, unë lypi dënimin maksimal, nëse s’është kështu siç po them”, ka thënë Haradinaj.