Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se të gjithë treguesit tregojnë se LDK-ja është në rritje.

Ish-kreu i Gjilanit u shpreh se janë opsion për votuesit, teksa shtoi se po kthehen rrugës së drejt, raporton Paparaci.

Mes tjerash, Haziri theksoi se janë para Partisë Demokratike të Kosovës në sondazhe dhe pas Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, partia në pushtet ka rënie të madhe.

“E kemi kthyer votuesin tonë, atë që na dënuan. Ata që politikisht u dëshpëruan dhe me votë ndëshkuan. Na duhet me punu për pjesën e pavendosurve dhe të pakënaqurve. LDK-ja tash është mbi 25 për qind. Jemi para PDK-së. VV është më lartë po ka rënie. Në matjen e parë ka qenë më e qëndrueshme, në dy matjet e fundit ka rënie të madhe”, deklaroi ai.

Megjithatë, Haziri bëri të ditur se kurdo që mbahen zgjedhjet nacionale janë të gatshëm.

“Rritja jonë është e natyrshme dhe e pritshme. Ne kemi me punu që trendi mos me u ndalë. Ne presim një kthim të natyrshëm, kurdo që mbahen. Askujt nuk i dalin numrat mjaftueshëm për ta bërë qeverinë e vetme”, vijoi Haziri në Kanal 10.