Benjamin Anthony Brereton Diaz, i njohur thjesht si Ben Brereton, mund të bëhet ylli i ri i Premier League.

Sulmuesi i Blackburn, datëlindja 1999, po jeton një moment me të vërtetë magjik: ka realizuar 10 gola në 11 ndeshje të Championship dhe ka qenë vendimtar me kombëtaren kundër Paraguait.

Brereton, pavarësisht se ka lindur në Stoke-on-Trent, luan me Kilin, duke bërë debutimin e tij në edicionin e fundit të Copa America.

Një histori e pazakontë, nëse mendohet se natyralizimi i tij dhe grumbullimi pasues në kombëtare kanë ardhur falë… Football Manager.

Një prej programuesve të lojës së famshme, në fakt, ka zbuluar rastësisht se mamaja e Brereton është me origjinë kiliane. Ai ka shtuar të dhënat e lojtarit, duke përfshirë kombësinë e dyfishtë dhe duke e bërë të famshëm djaloshin.

Në fakt, rrjetet sociale në Kili janë çmendur dhe në fund ka ardhur grumbullimi me Roja-n, që tani ka në duar, pothuajse në mënyrë të pavetëdijshme, një sulmues shumë cilësor, gati të provojë fatin e tij edhe në Premier League.