Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se kriza në Kosovë po thellohet, duke i përmendur disa vendime të Qeverisë, të cilat sipas tij, janë shkaktare për këtë krizë

“Dyfishohet TVSH-ja që e mbledh shteti nga qytetari për litër të naftës”;

“Nuk miratohet lista e mallrave shtesë me TVSH të ulur në 8%, siç e mundëson ligji në fuqi i TVSH-së”;

“Mbetet në fuqi vendimi i ZRRE-së për rritje të tarifave të energjisë elektrike”;

“Refuzohet tërheqja e një pjese të kursimeve nga Trustin Pensional”;

“Nuk rriten pagat, pensionet dhe ndihma sociale së paku sa janë rritur çmimet e mallrave të konsumit bazik”, ishin pikat të cilat i përmendi ish-kryeministri.

“Siç raportojnë zyrtarët qeveritarë, të hyrat tatimore janë rritur rekord!!! Ndoshta kjo është me rëndësi”, përfundoi Hoti.