Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti me anë të një postimi ka reaguar për aksionin e Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës.

Hoti i ka quajtur të papranueshme dhunën e protestuesve serb ndaj Policisë së Kosovës në veri sot, transmeton Reporteri.net.

Ai ka thënë se BE duhet të ndihet e turpëruar me politikat e saja të kota e të pakuptimta.

Tutje, Hoti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta ndal Serbinë ose të thotë se është kundër Republikës së Kosovës.

“Nuk kemi nevoj as për mëshirë, kemi nevoj për qendrime të qarta të Evropes ndaj Shtetit tone”, ka thënë ndër të tjera në postimin e tij Andin Hoti.

Postimi i plotë i Andin Hotit:

ENOUGH IS ENOUGH!

Është e papranueshme, jashtë çdo logjike që ende pas 22 vitesh na tmerrojnë pamje të tilla në territorin e Republikës së Kosoves, të dirigjuara nga po e njejta politikë serbe si ajo e Millosheviçit!

Të dhemb shpirti kur sheh pamje si këto!!!!!!!!!

Bashkimi Evropian duhet të ndjehet i turpëruar, me politikat e saja të kota, të pakuptimta, të pa shpresa për një shtet dhe një popull të tërë, duke tentuar t’i bëjë qejfin politikes kriminale serbe.

Po luani lojë çdo ditë me ndjenjat tona, me durimin tonë, me moralin e karakterin tonë, me Identitetin tonë!

BOLL ËSHTË BOLL!

Ata policë atje, jemi ne të gjithë, janë qytetarët e Republikës së Kosoves.

Ai sulm është sulm ndaj secilit prej neve, edhe atë PARA SYVE TË EVROPËS.

Dikush duhet ta ndalojë këtë, dhe mëqenëse ‘bajraktarin’ e ka marrë Evropa, ajo është përgjegjëse për këtë, dhe NUK KA KOHË, NUK DUHET TË KETË PAMJE TË TILLA MË.

Sot nuk po ndjehem i çliruar, sot nuk po ndjehem si SHTET! Sot po ndjehem i turpëruar, me duar të lidhura nga EVROPA.

Ndërhyrja e NATOS në Kosovë, nuk ka ndodhur për të parë skena të tilla.

Populli i Kosovës e ka mbrojtur veten përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pikërisht prej politikave të njejta si ato të sotit nga Beogradi.

Ne kemi qenë të vetëdijshëm për sakrificën tonë, deri në vdekje.

Gjithë ato masakra, krime, gjithë ai GJAKË nuk është derdhur për të parë diçka të tillë pas 22 vitesh.

NDALENI SERBINË ose TREGONI QË JENI KUNDËR REPUBLIKËS SË KOSOVËS, mos na mbani në ajër.

Nuk kemi nevoj as për mëshirë, kemi nevoj për qendrime të qarta të Evropes ndaj Shtetit tonë.