Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti tha se vizita e lidershipit të LDK’së, në Departamentin Amerikan të Shtetit nuk ka qenë rastësi.

Hoti në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se kjo vizitë është sinjal që ShBA’të i shohin si partnerë të rëndësishëm.

“Si vizitë ka qenë e planifikuar ka një kohë, por vetëm koincidencë nuk është, Në DASH nuk ndodhin gjërat me koincidencë, nuk ndodh që rastësisht paska ra kjo datë e vizitës sepse ka pas mundësi që kjo vizitë me u spostu, sic janë spostu vizitat e ministrave të qeverisë, koincidencë nuk është. Janë takime normale, dhe më vjen shumë mirë që lidershipi i LDK’së pritet në DASH, sepse këto janë sinjale që e ke besueshmërinë e partnerit tonë kryesorë, na shohin si partnerë të rëndësishëm politikë në Kosovë”.

Sipas tij, e gjithë kjo është edhe në të mirë të Kosovës, pasi kjo dëshmon se vendi ka parti të përgjegjshme që kanë besueshmërinë e partnerëve ndërkombëtarë.

“Kjo është e mirë edhe për Kosovën, pasi në Kosovë ka parti të përgjegjshme që kanë besueshmërinë e partnerëve tanë ndërkombëtarë që e kryn punën mirë sa janë në opozitë dhe që bëhen gati për të marrë përgjegjësi shtetërore”.