Ish-sulmuesi i Anglisë dhe aktualisht opinionist dhe ekspert televiziv, Gary Lineker ka folur për intervistën e dhënë nga Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Manchester United, për gazetarin për Piers Morgan.

Një intervistë në të cilën pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka kursyer asnjeri duke sulmuar veçanërisht familjen Glazers, por në përgjithësi të gjithë ambientin e Djajve të Kuq.

“Nuk arrij ta imagjinoj Cristiano-n në Old Trafford”, ka thënë Lineker në rrjetet sociale dhe më saktësisht në Tëitter: “Në intervistën e tij me Piers Morgan, i ka fundosur pothuajse të gjithë në klub: lojtarë, stafin, trajnerët, pronarët. E panesueshme!”.

Në intervistën e tij, që po bën xhiron e botës, Cristiano Ronaldo ka kritikuar me të vërtetë të gjithë. Nga pronarët te strukturat e Manchester United, deri tek ish-trajneri dhe trajneri aktual Ralf Rangnik dhe Ten Hag

Mes deklaratave të tjera të dhëna, portugezi ka folur edhe për negociatat e zhvilluara me Manchester City-n në verën e vitit 2021 para se të kthejej në Old Trafford.

Can’t see @Cristiano at Old Trafford for long. Burying pretty much everyone at the club in his interview with @piersmorgan: the players, the staff, the coaches, the board. Extraordinary!

— Gary Lineker 💙💛 (@GaryLineker) November 16, 2022