Raporti mes Monikës dhe Ilirit po shkonë drejt fundit të miqësisë së tyre.

Pas gjithë rrugëtimit të tyre brenda shtëpisë, dyshja kanë filluar të tkhehen në ‘armiq’ me njëri tjetrin,.

Iliri nuk po ndalet duke e thumbuar Monikën me shaka jo edhe aq të hijshme.

Dje e nisi duke emërtuar njërën nga kafshët me emrin “Nika” e më pas e gjërat u keqësuan edhe më shumë.

Në formë shakaje, ishte Iliri që i kërkoi Monikës të kryenin marrëdhënie treshe me lopën.

E kjo nuk i ka pëlqyer aspak Monikës e cila gjatë gjithë ditës e ka diskutuar me banorët.

Kjo nuk ka përfunduar kur në oborr teksa qëndronte me disa nga banorët ajo po i rrëfente Donaldit dhe po thonte që nuk ia toleron këto shaka Ilirit.

Gjithë kjo krisje filloi nga zinxhiri i nominimit kur Monika shpëtoi Trixën dhe jo Ilirin, ku ky i fundit aludonte se ajo po mbanë anën e Donaldit.