Një ditë më parë përmes aplikacionit ‘’Lajmëro Policinë’’ është pranuar informatë (foto) se me datë 27 korrik 2022, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Debërllukë shihej një automjet civil në qarkullullim ku drejtuesi bënte tejkalim në vijë të plotë.

Pas veprimeve të ndërmarra hetimore, hetuesit e Njësisë së Trafikur Rajonal në Mitrovicë, sot kanë arritur të identifikojnë kundërvajtësin – drejtuesin e automjetit ndaj të cilit është shqiptuar gjoba prej 150 euro, dy (2) pikë negative si dhe masa

mbrojtëse- tre (3) muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.