Në intervistën e gjatë të dhënë për The Guardian, Zlatan Ibrahimovic, sulmues i Milan-it, ka folur për eksperiencën te Manchester United:

“Kam patur një eksperiencë të madhe në Angli. Manchester United është një klub fantastik dhe kemi fituar disa trofe. Flasin shumë për të kaluarën. Kur kam shkuar atje, kam thënë: ‘Jam këtu për t’u përqendruar tek e tashmja dhe për të krijuar historinë time’”, ka thënë Ibra.

Më pas, suedezi ka bërë një krahasim mes kampionatit anglez dhe Serisë A:

“Premier League ka një ritëm të çmendur. Mund të jesh lojtari më i mirë në botë, por nëse nuk arrin të përballosh atë ritëm nuk do të bësh rrugë. Në Spanjë, Francë dhe Itali teknika është më e mirë. Ja pse ka kaq shumë lojtarë të huaj në Premier League. Sjellin teknikën”.