Jurgen Klopp-it nuk i pëlqen aspak Nations League dhe trajneri gjerman nuk bën asgjë për ta fshehur mospëlqimin e tij ndaj kompetcionit për kombëtaret.

Trajneri i Liverpool-it, në fakt, e ka shprehur të gjithë pakënaqësinë tij kundër Nations League në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të finales së Kupës së Anglisë që skuadra e tij do të luajë sot kundër Chelsea-t.

“Nations League është një nga idetë më qesharake në botën e futbollit”, ka thënë në mënyrë të drejtpërdrejtë Klopp. “Lojtarët, pas 70 ndeshjesh në sezon, janë të detyruar të luajnë ndeshjet e Nations League.

“Katër, pesë, gjashtë ndeshje me kombëtaret… Të them të drejtën, do të preferoja që UEFA të merrte më shumë para nga finalja e Champions League dhe ta hiqte qafe këtë kompeticion”.

Kujtojmë se edicioni 2022/23 i Nations League fillon 1 qershorin e ardhshëm me katër ndeshjet e para të tunreut që do të zhvillohen atë mua. Javët 5 dhe 6 do të luhen në shtator.