Igli Zarka, aktori që u largua nga Big Brother VIP për shkak të një problemi shëndetësor, sot ka folur në “Fan Club” rreth qëndrimit të tij në shtëpi.

“Tek unë ndikoi shumë izolimi. E kam shumë të thjeshtë të dalloj një njeri hipokrit” tha ai.

I pyetur se cili prej banorëve mendon se është më fals, Igli tha se për hir të lojës, të gjithë bëhen sadopak të tillë.

“Në thelb janë të gjithë “fals”, se nuk mendoj se ka njeri aq të ligë sa të zgjohet në mëngjes e të mendojë si të shkatërrojë jetën e tjetrit” shtoi Igli, duke thënë se po pret se cili nga aborët brenda do t’a zhgenjejë me sjellje.