Carlo Ancelotti ka marrë detyrën si trajner tek Real Madrid dhe tashmë ja ka mësyer Interit për të përforcuar repartin e mbrojtjes.

Bëhet fjalë për Milan Skriniar i cili e ka konsoliduar veten si njërin nga mbrojtësit më në formë në Europë sezoneve të fundit.

Dështimi për të rinovuar me Sergio Ramos po shtynë Los Blancos që të kthejë sytë kah merkatoja dhe sllovaku është objektivi kryesor i Ancelottit.

Në këtë periudhë askush tek Interi nuk konsiderohet i pashitshëm dhe Florentino Perez po shqyrton seriozisht mundësinë për blerjen e tij.

Vlera e tij arrin vlerën e 60 milionë eurove mirëpo Real Madrid po mendon ti ofrojë Neroazzurëve 35 milionë euro dhe shërbimet e sulmuesit të tyre Mariano Diaz.