Joao Mario mbyll çështjen e Cristiano Ronaldo-s. Mesfushori i Benfica-s, një njohje e vjetër e futbollit italian, doli në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore me Nigerinë dhe zbuloi se çfarë ndodhi mes Bruno Fernandes dhe Ronaldos, duke zbutur polemikat.

CR7 – Në mënyrë të pashmangshme pyetjet kanë nisur nga Cristiano Ronaldo. Dhe Joao bën shaka për këtë. “Nuk ka shumë për të thënë për Ronaldo-n, nuk është hera e parë që një lojtar vjen në kombëtare me disa probleme dhe si gjithmonë presioni është mbi të.

“E pashë të lumtur, të qetë, siç është gjithmonë kur vjen këtu. Nuk do të flisja për rastësi apo presion të veçantë që lidhet me praninë e tij. Nuk shoh shumë ndryshime nga herët e tjera, sepse që kur kam qenë në kombëtare pyetjet e para janë pothuajse të gjitha për të, fokusi është gjithmonë tek ai, nuk është asgjë e re për askënd.

“Unë nuk mendoj se çështja Ronaldo do të krijojë shqetësim, është një kënaqësi e madhe për të gjithë të jenë këtu dhe të luajnë në një Kupë Bote. Dhe pastaj ekipi kombëtar është një grup pune ndryshe nga klubi. T gjithë mendojmë për kombëtaren dhe ne përpiqemi të përqendrohemi në atë që është më e rëndësishme”.

Bruno Fernandes catching up with Cristiano Ronaldo in the Portugal camp 👀🇵🇹

(via @selecaoportugal) pic.twitter.com/D1UFlfBlwG

— ESPN FC (@ESPNFC) November 15, 2022

BRUNO FERNANDES – Përshëndetja me Fernandes ishte mjaft e ftohtë. E njëjta gjë me Cancelo-n. Joao zbulon disa detaje. “Kur Cristiano dhe Bruno u përshëndetën, unë isha në dhomën e zhveshjes dhe pashë gjithçka. Ishte e gjitha shumë qesharake, ata thjesht po bënin shaka me njëri-tjetrin sepse Bruno ishte një nga të fundit që mbërriti dhe Cristiano e pyeti nëse kishte ardhur me varkë.

“Mendoj se imazhet mund të lënë hapësira për interpretime, por ishte një shaka mes tyre. Mendoj se ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk ka probleme mes tyre. Për të fituar tituj, mbi të gjitha, duhet të kesh një grup të madh.”

OBJEKTIVA – Joao Mario ka folur edhe për futbollin dhe objektivat. “Në vitin 2016 kam qenë shumë i ri, nuk kam pasur aq eksperiencë sa sot, ndoshta jam në momentin më të mirë të karrierës.

“Unë mendoj se ne mund të fitojmë, ne e kemi bërë tashmë në një kampionat europian dhe në Nations League, kështu që kam ndjenjën se mund të synojmë për titullin. Ne i themi vetes se nuk jemi këtu vetëm për të marrë pjesë dhe megjithëse jemi të vetëdijshëm se sa e vështirë është, ne do të përpiqemi”.