Jurgen Klopp ka fajësuar fushën e “thatë” për barazimin 2-2 të Liverpool-it në ndeshjen e luajtur në kohën e drekës kundër Fulham-it në kampionat.

Fituesit e Carabao dhe FA Cup sezonin e kaluar kanë patur vështirësi në Craven Cottage kundër skuadrës së sapo ngjitur në Premier League, me pjesën e parë që u mbyll 1-0 në favor të vendasve.

Darwin Nunez, blerja rekord 85 milionë sterlina, është aktivizuar nga stoli dhe ka shënuar në debutimin e tij në Premier League, por Mitrovic ka kthyer përsëri në avantazh vendasit me një penallti.

Jürgen Klopp:

“The pitch was dry, stuff like this. Really difficult.” [BT]

“The pitch was dry” nah I can’t 🤣🔴#lfc #liverpoolfc #ynwa pic.twitter.com/hEYhRAsy2I

— L5starfc ➐ (@l5starfc) August 6, 2022

Salah ka fiksuar shifrat në 2-2 me një gol në minutën e 88-të duke shpëtuar Të Kuqtë nga humbja. Megjithatë, skuadra e Klopp nuk është dukur në formë të mirë dhe trajneri gjerman e ka gjetur arsyen.

“Gjëja më e mirë nga kjo ndeshje ishte rezultati”, ka thënë Klopp pas takimit në një intervistë të dhënë për kanalin BT Sport.

“Një ndeshje shumë e keqe. Si mund të ndodhë? Nuk e kemi nisur ndeshjen me mentalitetin e duhur. Jemi përpjekur të reagojmë pas 15 minutash. Fusha ishte e thatë dhe gjëra si këto. Shumë e vështirë”.

Klopp saying the pitch was dry pic.twitter.com/x0wbEHgqwG

— sully (@LeSuIIy) August 6, 2022

Jurgen Klopp has just blamed the score on the pitch being to dry 😭

— Harvey ⚽️ (@HarveyYNWA) August 6, 2022

‘The pitch was dry’

This Klopp guy has excuses ready for anything 😂😂

— Flex (@FlexFPL) August 6, 2022

Klopp just said the pitch was dry this man kills me 😂😂😂

— Abdul (@Abdul70447331) August 6, 2022