Italia-Belgio, finalja e vogël e Nations League, në program të dielën në orën 15, do të luhet pa Romelu Lukaku-n.

Sulmuesi i Chelsea-t është larguar nga grumbullimi me kombëtaren pasi ka munguar në stërvitjen e mëngjesit të sotëm për shkak të një dëmtimi të vogël.

Përveç ish-yllit të Inter, trajneri Martinez nuk do të ketë në dispozicion as Eden Hazard dhe Thomas Foket.

Vendin e Lukaku-t në sulmin e Djajve të Kuq pritet ta marrë Michy Batshuayi.