Diaspora dërgoi 361 milionë euro në vitin 2020, që është rreth 3.4 për qind e PBB-së së vendit, por gjithsesi është më e pakta në krahasim me vendet e rajonit.

Sipas të dhënave të Eurostat-it, remitencat nga jashtë në Serbi janë rreth 7.2 për qind të PBB-së, në Bosnje dhe Hercegovinë – 9.3%, në Shqipëri – 9.8%, në Mal të Zi – 12.5% ​​dhe në Kosovë – 18.5% të PBB-së.

Në shifra absolute, Serbia ka hyrjen më të madhe të fondeve të huaja – 3,37 miliardë euro, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina – 1,63, Shqipëria – 1,27, Kosova – 1,25, Mali i Zi – 524 milionë dhe në fund Maqedonia me 361 milionë euro.

Sipas të dhënave të Eurostat, brenda BE-së, varësinë më të madhe nga remitencat në vitin 2020 e kishte Kroacia – 7.3 për qind e PBB-së, e ndjekur nga Letonia – 3.2 për qind e PBB-së dhe Rumania – 3.1 për qind.

Përqindja e varësisë nga remitencat llogaritet si përqindje e totalit të transfertave personale në raport me PBB-në totale të vendit./INA