Në mbrëmjen e Carabao Cup mes Chelsea dhe Tottenham nuk është folur vetëm për futbollin e luajtur.

Në fakt, nga ana e tifozëve të Spurs të pranishëm në Stamford Bridge janë ngritur kore diskriminuese me sfond homofob.

Klubi i Tottenham ka dashur të distancohet nga ajo që ka ndodhur, duke kritikuar ashpër tifozët që kanë qenë protagonistë të një gjesti të tillë.

“Klubi është jashtëzakonisht i zhgënjyer nga koret homofobe që kanë ardhur ne sektori i tifozëve tanë në Stamford Bridge të mërkurën në mbrëmje”, lexohet në komunikatën për shtyp të publikuar nga Spurs.

“Po punojmë ngushtë me grupin tonë të tifozëve LGBTQ+ Proud Lilywhites për të krijuar një ambient mikpritës dhe gjithëpërfshirës në klubin tonë dhe jemi krenarë të valëvisim flamurin e progresit në stadiumin tonë në ditët e ndeshjeve. Diskriminime të tilla janë të papranueshme te Tottenham”.

Club statement.

— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) January 6, 2022