Jasmina Kadriu ka pak ditë që është larguar nga emisioni “Përputhen” bashkë me Andi Artanin, shkruan lajmi.net.

Dyshja ishin duke zhvilluar kohën e fundit takime vetëm me njëri-tjetrin, por para daljes raportet e tyre nuk ishin të mira.

Megjithatë, pas largimit përmes fotografive kishin lënë të kuptohet se ata nuk i kanë dhënë fund çdo gjëje.

Përmes postimit të fundit, Jasmina tregoi se konkurrenti tjetër i “Përputhen”, Alessandro Mehmeti i dedikoi këngë asaj.

“Surpriza dhe dhurata me e bukur qe ma ka bere diten 1000!
Faleminderit nga zemra per perkushtimin dhe kohen
@alessandro_mehmeti
@sardi_official“, shkruan Jasmina.

Por, përmes një tjetër postimi ajo sqaroi se me Alessandron nuk ka asgjë, por e ka mik shumë të mirë.

“Te jap nje sqarim para se te hidhni hipoteza. Dicka qe askush se ben kur ngrihen akuza. Alessandro Mehmeti eshte mik shume i mire i imi kshtuqe te mos ket njerez konfuz. Nuk eshte diss per askend! Eshte dhurate per mua! Quhet vlersim jo shprehje dashurie!”, shkruan ndër të tjera ajo. /Lajmi.net/