Me befasi të madhe, pavarësisht nga një fillim e ulje-ngritje të sezonit, Chelsea vendosi më 7 shtator të shkarkojë Thomas Tuchel.

Fatale për trajnerin gjerman ishte humbja në Champions League nga Dinamo e Zagrebit. Për ta zëvendësuar atë, Blues zgjodhën Graham Potter, duke ia paguar klauzolën e lirimit nga Brighton.

Chelsea dhe Brighton nuk janë klubet e vetme që kanë ndryshuar trajnerin e tyre, pasi Bournemouth, më parë, kishte zgjedhur gjithashtu të shkarkonte Scott Parker, në dritën e humbjes 9-0 të pësuar ndaj Liverpool.

Megjithatë, atyre mund t’i shtohet një tjetër emër i shquar në Premier League. Në fak, Leicester City po përjeton shumë vështirësi dhe Brendan Rodgers me të vërtetë duket se po rrezikon vendin.

Dhelprat, çuditërisht, janë në vendin e fundit të renditjes, me vetëm një pikë të marrë dhe 22 gola të pësuar në shtatë ndeshje të luajtura.

Shumë pak për një ekip që vitin e kaluar preku finalen e Konferencës së Ligës dhe në dy sezonet e mëparshme humbi kualifikimin për në Champions vetëm në ditët e fundit.

Tani pronarët dhe drejtori teknik Jon Rudkin mund të vendosin të përfitojnë nga pushimi i kampionatit për ndeshjet e kombëtareve dhe të ndryshojnë trajnerin.

Rodgers, i cili është një nga trajnerët më të paguar në Premier League, është në rrezik të lartë për t’u shkarkuar. Dhe The Sun thekson se pronësia e klubit mund të veprojë në të njëjtën mënyrë si Chelsea.

Favoriti numër një në rast shkarkimi do të ishte në fakt trajneri danez Thomas Frank, aktualisht në krye të Brentford-it surprizë, i cili së fundmi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me londinezët dhe që duket se beson shumë në ambiciet e klubit.

Kjo mund të bëjë që Leicester të vlerësojë profile të reja. Një mund të jetë ish-trajneri i Burnley-t, Sean Dyche, të cilit i bashkohet edhe Bournemouth, i cili ende nuk e ka zyrtarizuar zëvendësimin e Parker-it.