Erling Haaland është zyrtarizuar kohët e fundit si blerje e re e Manchester City-t. Sulmuesi norvegjez ka nënshkruar për skuadrën e Guardiola-s duke i thënë lamtumirë Borussia Dortmund-it.

Megjithatë, zgjedhja e tij mund të kishte qenë një tjetër, të paktën duke gjykuar nga “skeçi” me Joaquin, lideri dhe kaptieni i Betis-it.

Dy futbollistët po i kalojnë pushimet badhkë dhe janë argëtuar duke bërë një merkato fantazie në rrjetet sociale. Joaquin, në një video me sulmuesin e ri të City-t, ka bërë shaka në lidhje me të ardhmen e norvegjezit:

“Haaland thotë se ka dëshirë të vijë te Betis, por unë i kam thënë se nuk ka më vend”, ka shpjeguar spanjolli. “Ndoshta vitin e ardhshëm. Të shohim vitin e ardhshëm…”.

Mes të qeshurave, të dy kanë vazhduar aperitivin e tyre dhe pushimet e tyre. Postimi i publikuar në Instagram ka marrë shumë like dhe të qeshura edhe nga kolegë të rëndësishëm dhe ish-futbollistë.

Joaquin joking around with Haaland 🤣 pic.twitter.com/3bQvauI7s7

— 433 (@433) June 21, 2022