Juventus ka shprehur gatishmërinë për të rinovuar kontratën me Giorgio Chiellinin, siç raporton Calcio Mercato.

36 vjeçari tashmë është një futbollist i lirë pas skadimit të kontratës por tashmë Biankonerët janë gati që të vazhdojnë bashkëpunimin me veteranin e mbrojtjes.

Chiellini për të arritur një gjë të tillë duhet që të ulë ndjeshëm pagën e tij mirëpo atmosfera duket pozitive dhe marrëveshja pritet të arrihet shpejt.