Federico Chiesa është sigurisht lojtari më përfaqësues i Juventus-it.

Sulmuesi, protagonist edhe në kombëtaren e Roberto Mancini-t, ka bindur të gjithë, duke u kthyer në një idhull për tifozët.

Në javët e kaluara është folur për një interesim të Bayern Munich dhe Chelsea-t, tani ka ardhur nga Spanja një lajm mbi dëshirën e Liverpool për të marrë Chiesa-n.

Sipas Don Balon, italiani i Juventus shihet si zëvendësuesi ideal i Salah, i cili mund të transferohet te Manchester City verën e ardhshme.

Të Kuqtë duket se kanë bërë gati një ofertë prej 75 milionë eurosh për të bindur Juventus-in që ta shesë lojtarin e saj. Por nuk mund të përjashtohet edhe përfshirja e një lojtari në ofertën e klubit anglez më synimin për të ulur koston e operacionit.

Ideja mund të jetë ajo që në ofertën e Të Kuqve të përfshihet edhe kartoni i Firmino-s.