Arsenal është gati të dëgjojë oferta për Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi i Gabonit do të luajë këtë muaj në Kupën e Afrikës, por prej një muaji është jashtë projektit të Topçinjve: trajneri Mikel Arteta, pasi i ka hequr shiritin e kapitenit për arsye disiplinore, e ka përjashtuar nga 6 ndeshjet e fundit.

Megjithatë, Arsenal-i ka arritur të bëjë shumë mirë edhe pa të, duke fituar në 5 raste dhe duke humbur vetëm kundër Manchester City.

Me një kontratë që i skadon pas 18 muajsh dhe duke parë se është më i paguari i skuadrës me 350 mijë sterlina në javë, Aubameyang duhet të shitet sa më parë.

Newcastle duket se është sot klubi që ka më shumë mundësi ta sigurojë, ideja është ajo e huazimit deri në fund të sezonit me të drejtën e blerjes të fiksuar në 20 milionë sterlina.