Pas fitores së bukur dhe të dominuar ndaj Wilder duke mbrojtur kështu kurorën e kampionit të Botës për peshat e rënda në ËBC, Tyson Fury tani vendos sfida të reja në horizontin e tij!

Ai ka një ëndërr në sirtar: të luftojë në “Old Trafford”, stadiumin e Manchester United, skuadrës së tij të zemrës.

Kampioni anglez bën një batutë edhe në lidhje me Cristiano Ronaldo-n, i kthyer së fundmi te “Djajtë e Kuq” pas eksperiencës te Real Madrid dhe Juventus…

“Jam vërtet shumë i lumtur që është kthyer në “Old Trafford”, por ky qytet nuk është i madh sa duhet për ne, të dy, mua dhe atë bashkë. Nëse do të jetoja në Manchester, do të ishte një problem, por në fakt jetoj një orë larg me autostradë, në Morecambe, kështu që ka mjaftueshëm hapësirë për dy të mëdhenj”.

Në intervistën e tij, kampioni i peshave të rënda zbulon edhe planet e tij për të ardhmen.

“Kam edhe dy përballje në program, këtu, në Las Vegas, por do të më pëlqente që të çoja një duel për titullin botëror në Manchester. Ka qenë gjithmonë një ëndërr imja të luftoja në “Old Trafford”.

Takimi i fundit ka qenë ai i Eubank kundër Benn, në vitin 1993, dhe ka qenë i jashtëzakonshëm”.

Fyry duhet të mbrojë titullin në dhjetor kundër fituesit të duelit Ëhyte-Ëallin dhe pastaj do të presë fituesin e takimit të dytë mes Usyk dhe Joshua, për të unifikuar të gjithë titujt botërorë, dhe nëse atë e fiton bashkatdhetari i tij, atëherё ëndrra e tij për të luftuar në “Teatrin e Ëndrrave” mund të bëhet realitet që në vitin 2022.