Vetëm një pikë ndan Juventus-in dhe Inter-in në renditjen e Serisë A, me bardhezinjtë pak më përpara falë një përfundimi të shkëlqyer të vitit 2022 me gjashtë fitore radhazi, përfshirë atë kundër zikaltërve.

Dy klubet kanë konkurruar historikisht brenda dhe jashtë fushës, dhe në rastin e vitit aktual, megjithëse në mënyra të ndryshme, të dy ekipet kanë përjetuar vështirësi të mëdha.

Distanca nga Napoli kryesues është një shembull i qartë për këtë, por sezoni është i gjatë dhe si Allegri ashtu edhe Inzaghi kanë çdo synim për të rritur ritmin dhe nivelin e lojës.

Në përballjen direkte në kampionat triumfoi skuadra piemonteze, e cila fitoi 2-0 në shtëpi ndaj një Interi që shpërdoroi shumë në 45 minutat e para. Një sfidë që i dha një shtysë të mëtejshme pozitive Juventus-it, me bardhezinjtë që e mbyllën në mënyrën më të mirë të mundshme para pushimit për Kupën e Botës.

Tani situata në renditje nuk është veçanërisht e ndryshme dhe në janar do të jetë koha për të përforcuar skuadrat në  merkaton e dimrit. Një terren gjuetie që mund t’i çojë bardhezinjtë në një tjetër përballje të drejtpërdrejtë me zikaltrit. Objekivi i përbashkët mund të jetë N’Golo Kante.

Mesfushori francez nuk do të jetë një nga protagonistët e Francës në Botërorin e Katarit, për shkak të dëmtimit. Megjithatë, ky nuk është mendimi i vetëm i mesfushorit, i cili pas tetë vitesh mund të shohë edhe fundin e aventurës së tij te Chelsea.

Kontrata e kampionit të botës skadon në qershor të vitit 2023 dhe kampioni i botës për këtë arsye po mendon edhe për një eksperiencë të re larg Londrës.

Në këtë kuptim, sipas asaj që raporton Repubblica, Inter-i dhe Juventus-i duket se po mendojnë të hidhen në sulm për futbollistin që në janar. Blutë nga ana e tyre, pavarësisht se kanë mbetur pak muaj nga kontrata, nuk kanë ndërmend të bëjnë zbritje. Gjashtë muaj nga skadenca, klubi londinez kërkon 18 milionë paund, rreth 20.5 milionë euro.