Pas dy humbjeve radhazi, Tottenham është rikthyer te fitorja duke mposhtur 0-1 Fulhamin në javën e 21-të te Premier League. Golin e vetëm dhe të tre pikëve për Spurs e shënoi Harry Kane, në fundin e pjesës së parë. Tottenhami pas kësaj fitore ka 36 pikë dhe renditet në vendin e 5.

Tottenhami rikthehet keshtu te shijoje pak gezim as dy humbjeve radhazi. Skuadra e Antonio Contes triumfoi ne nje fushe aspak te lehte. Goli i fitores u realizua nga i zakonshmi Harry Kane në minutat shtesë të pjesës së parë.

Kapiteni mori një top nga Son Heung-Min, u rrotullua dhe gjeti cepin e portës kundërshtare falë një gjuajtjeje të bukur dhe tepër të saktë. Ky ishte goli i 16-të sezonal në kampionat për sulmuesin anglez.

GOLI I HARRY KANE – VIDEO

Spurs e menaxhuan avantazhin dhe në fund iu gëzuan fitores së rëndësishme për objektivin Champions League. Tottenhami u ngjit në kuotën e 36 pikëve, tri më pak se United e Newcastle, që kanë luajtur nga një ndeshje më pak se londinezët.