Nuk ka dyshim, se kjo kompani na bën krenarë në çdo panair në mbarë botën, duke prezantuar shijet më të mira nga vendi ynë, shkruan Kosovarja.

Deri më tani është emri më i madh në tregun evropian sa i përket produkteve shqiptare, duke vazhduar kështu në rrugët e suksesit edhe kësaj here, ku me krenari do të jenë pjesë e panairit më të madh ndërkombëtarë Anuga.

Në krye me Vllaznim Kelmendin dhe stafin, i cili me punë dhe përkushtim po arrijnë majat e suksesit ,edhe në këtë panair, Kelmendi GmbH do të takohet me kompani të njohura kosovare që me prodhime cilësore janë shumë të kërkuara në treg.

Ndër emra të pranishëm në këtë panair, do jenë Shkelqim Devolli, Shaqir Palushi, Egzon Kelmendi dhe Astrit Panxha.

Panairi Anuga është i hapur deri më 13 tetor në Koln të Gjermanisë./Kosovarja/