Alivanosja e Fifit mbrëmë gjatë spektaklit të Big Brother Albania VIP ka ngjallur reagime të shumta në publik.

Për këtë ka qenë i menjëhershëm reagimi i motrës së Fifit, Edonës, e cila ka shkruar se në një anë dëshironte që ajo të dilte, por në anën tjetër nuk donte që ajo të dorëzohej.

Tani, ka reaguar edhe motra tjetër e këngëtares nga Kosova, Yllka Raçi, e cila ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku ka shkruar se familja e Fifit e di se çfarë shpirti të pastër ka këngëtarja.

Ajo tutje ka shkruar se sinqeriteti i Fifit po keqpërdoret aty brenda, derisa e quan si personin më të sinqertë në botë.



“Të dua dhe do jem me ty deri në frymën e fundit”, përfundon shkrimin e saj motra e Fifit, Yllka.

Alivanosja e Fifit erdhi pas debatit që ajo pati me opinionisten Balina Badinaku, ku i tha se Fifi dëshironte vëmendjen nga historia mes Dj PM dhe Sarës në Big Brother.

Kjo e fundit u nervozua me këtë gjë dhe menjëherë kërkoi ta linte shtëpinë e Big Brother VIP.

Në një moment çohet ne këmbë dhe këngëtares i bie të fikët, e menjëherë Arbana Osmani dha publicitet derisa gjendja e saj të stabilizohej.