Më herët ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”, saktësisht në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë mbetur të lënduar. Madje për një kohë, rruga në atë lokacion ka qenë e mbyllur për shkak të hetimeve policore.

Fillimisht kanë qenë të aksidentuara dy vetura.

Ndërsa më pas, me një shpejtësi të madhe, veturat e aksidentuara i ka goditur një veturë tjetër.