Nxënësit e SHFMU “Hamit Sejdiu” -Kërpimeh festuan 17 Qershorin -Ditën e Shkollës dhe Çlirimit të Kërpimehit me Rrethinë.

Të premten në shkollën e fshatit Kërpimeh u mbajt program kulturor-artistik për nder të 17 Qershorit – Ditës së Shkollës dhe Çlirimit të Fshatit Kërpimeh me Rrethinë.

Nxënësit e kësaj shkolle kishin përgatitur një program mjaft të pasur artistik në nder të kësaj dite.

Përveç nxënësve të pranishëm ishin prindërit dhe banorët e kësaj zone.