Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës në bashkëpunim me Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës kanë organizuar sot Garat Komunale/Olimpiadën e Matematikës për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të komunës sonë.

FITUESIT NGA GARAT KOMUNALE TË MATEMATIKËS /OLIMPIADA KOMUNALE E MATEMATIKËS

*Vendin e parë (I) nga klasët e IX-ta e fitoi: Rilind Gashi, SHFMU “Jetullah Gashi”- Dobërdol

*Vendin e dytë (II) nga klasët e IX-ta e fitoi: Agnesa Visoka, SHFMU “Musli Dumoshi”- Dumosh

Vendin e parë (I) nga klasët e X-ta e fitoi: Diellorita Xhemajli, Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani”-Podujevë. Vendin e dytë (II) nga klasët e X-ta e fitoi: Argjenda Hoxha, SHME “Isa Boletini”- Podujevë.

Vendin e parë (I) nga klasët e XI-ta e fitoi: Blinera Stublla, SHMT “Fan S. Noli”- Podujevë. Vendin e dytë (II) nga klasët e XI-ta e fitoi: Gerti Parduzi, Gjimnazi “A. Xhuvani”- Podujevë.

Vendin e parë (I) nga klasët e XII-ta e fitoi: Leonita Shabani, SHME “Isa Boletini”- Podujevë. Vendin e dytë (II) nga klasët e XII-ta e fitoi: Blerta Ferati, Gjimnazi “A. Xhuvani”- Podujevë.

Vendet e para dhe të dyta do ta përfaqësojnë Komunën e Podujevës në Olimpiadën XV Matematike të Kosovës që do të mbahet në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë (Rr. Tahir Zajmi, Nr. 65, Kalabri) më ​03 dhjetor 2022 (E shtunë) duke filluar nga 10:00.