Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër do të kryhen punime në projekte intensive, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton .

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: LP 10kV Fshatrat 2 (Kodi: 14000010)  prej orës 09:00 deri 09:30 dhe nga ora 16:00 deri 16:30.

Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: NS 10/0.4kV TS Sibovc i Epërm me kod: 14000010224  nga ora 09:00 deri 16:30.

Vendet: TS Sibovc i Epërm.

Arsyeja: Montimi i ndarësit, shkarkuesve, ormanit distributiv dhe kabllove hyrje/dalje”, ka njoftuar KEDS-i./