Rruga e quajtur ‘George Bush’ dhe ajo e ‘Garibaldi’ në Prishtinë me datë 9 maj ditë e hënë do të jenë mbyllura, njofton komuna e Prishtinës.

Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se këto dy rrugë do të jenë të mbyllura për kalimin e veturave nga ora 9:00 e mëngjesit deri në orën 17:00 të pasdites.

“Për shkak të aktiviteteve të cilat do të mbahen me rastin e ‘Ditës së Evropës’ të hënën me datë 9 maj, prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 17:00, këto rrugë do të jenë të mbyllura: Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të Bankës Qendrore. Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës”, njofton komuna.

Sipas komunës së Prishtinës kjo gjë po bëhet me qëllim të promovimit të lëvizjes së lirë duke ftuar po ashtu qytetarët që të bashkëngjiten iniciativës më biçikleta dhe trotinetë, për shënimin e kësaj dite.

“Aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat , trotinetët apo ecni në këmbë dhe bashkojuni iniciativës për shënimin e kësaj dite!”, ka bërë të ditur komuna e Prishtinës