ka raportuar sot për një vjedhje të rëndë që është kryer nga disa hajna në një banesë në qendër të Podujevës, shkruan tutje .

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke e cilësuar këtë si “vjedhje e rëndë”. Policia e Kosovës ka thënë se rasti po vazhdon të hetohet.

Ndërkohë, siç ka shkruar sot Sinjali, në këtë banesë hajnat kanë “avulluar” – shtatë mijë euro të gatshme.

Sipas pronarit, dera e hyrjes së banesës është hapur me forcë nga disa persona të panjohur dhe nga aty ishin vjedhur të holla në vlerën e 7 mijë eurove.

Sinjali mëson se një njësi policore bashkë me hetuesinë dhe krimteknikën kanë dalë në vendin e ngjarjes me qëllim të sigurimit të provave materiale dhe personale, ndërkaq me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë”.

Duhet theksuar se vjedhjet e rënda janë shpeshtuar muajt e fundit edhe në rajonin e Llapit. Dhjetëra shtëpi janë thyer nga hajnat, me ç’rast janë vjedhur mijëra euro të gatshme dhe stoli ari. Përkundër kësaj, Policia e Kosovës deri më tani s’ka bërë të ditur për ndonjë person të dyshuar të arrestuar./