Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur për debutimin në Premier League, ku “reds” do të luajnë ndaj Fulham. Trajneri e sheh si shumë shqetësuese situatën e dëmtimeve te skuadra e tij, duke bërë një listë të gjatë të lojtarëve që mungojnë.

Kemi shumë të dëmtuar në infermieri. Kjo është e vërteta. Dhe, për fat të keq, nuk kemi asgjë të re në lidhje me ndonjë përforcim që mund të na duhet në këtë situatë”, tha Klopp.

Një situatë aspak në favor. Do ta nisim këtë sezon pa Diogo Jota, që shtë dëmtuar sërish. Kostas Tsimikas ka patur një situatë dëmtimi gjatë stërvitjes. Ai ndoshta mund të jetë gati javën tjetër dhe kjo na mban me shpresë”, tha trajneri i Liverpool.

Kemi edhe të tjerë të dëmtuar dhe për fat kë keq nuk mund t’i zgjidhim këto probleme përgjatë këtyre ditëve që nis kampionati. Gjithsesi, deri më 31 gusht ka ende kohë për ndonjë blerje dhe të shohim se çfarë mund të ndodhë”, tha Klopp.