Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës ku pritet të shqyrtoj Projektligjin për Buxhet për vitin 2021.

Ky shqyrtim vjen pas miratimit në parim të këtij Projektligji në Kuvendin e Kosovës.

“Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021”, thuhet në njoftim.

Javën e kaluar, deputetët me 68 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, kanë miratuar në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021.