Komuna e Podujevës ka njoftuar se Driton Veliu nuk do të jetë më drejtor i Shëndetësisë në këtë komunë, shkruan .

Siç njofton komuna, Veliu ka ofruar vetë dorëheqjen nga ky post, derisa komuna thotë se nuk do të ketë largime tjera.

“Duam të njoftojmë opinionin publik dhe mediat se drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu ka ofruar dorëheqjen e tij nga detyra e drejtorit. Ndërsa, lajmet tjera që po qarkullojnë në rrjete sociale për shkarkimin apo dorëheqjet e zyrtarëve të tjerë janë spekulime dhe të pavërteta”, thuhet në kumtesë.

Veliu i ka dalë në mbrojtje të shkarkuarit nga Bulliqi, Besnik Mulliqit.

Gjatë ditës së djeshme, Besnik Mulliqi është shkarkuar nga pozita e Drejtori të Inspektoratit.

Këtë vendim e ka quajtur skandaloz, pasi që siç ka thënë ai, i njëjti është marrë menjëherë pas rrënimeve pa leje në fshatin Orllan.

Këto akuza i ka mohuar Komuna e Podujevës, duke shtuar se pikërisht Mulliqi, sipas reagimit, ka lejuar të rëndohet situata me ndërtime pa leje buzë liqenit të Batllavës./