Komuna e Podujevës, përkatësisht drejtoria e Inspektoratit së bashku me Policinë e Kosovës, kanë larguar sot nga trotuaret shitësit ambulantë, shkruan .

Kundër këtij vendimi dolën shitësit, të cilët në grup u nisen në drejtim të godinës së Komunës së Podujevës.

Kryetarit e Komunës, Shpejtim Bulliqi, nuk e gjetën në vendin e punës. Injorimin e morën nga nënkryetarja Marigona Lahu.

Shitësit ambulantë kërcënuan me vetëvrasje. Lluga që shkoi gjatë ditës doli të jetë një marrëveshje në fund.

Zyrtarët komunalë kërkuan nga shitësit ambulantë që të aplikojnë për shfrytëzimin e hapësirave publike./

“Llugë” në sheshin e Podujevës, policia dhe inspektorati largojnë disa shitës