Policia e Kosovës ka njoftuar se në Graçanicë, një person është gjetur i vdekur në koridorin e një ndërtese.

Nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes, derisa policia njofton se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Graqanicë 11.10.2021 – 12:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë pa shenja jete në korridorin e një ndërtese. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.