Kourtney Kardashian, së fundmi ka provokuar fansat me paraqitjen në rrjeten sociale, shkruan lajmi.net.

Ylli televiziv së fundi ka hyrë në profilin e Instagramit për të ndarë disa fotografi me ndjekësit e saj ku shihet e veshur me ngjyrën e zezë.

Kourtney tregoi figurën e saj joshëse përmes imazheve të postuara, linja këto të cilat i mirëmban përmes ushqimit organik dhe ushtrimeve në palestër që bën.

Ajo pranoi mijëra komente pozitive për publikimin, duke marrë komplimente për bukurinë e saj natyrale dhe stilin e veshjes./Lajmi.net/